Osmani: Do të thellohet bashkëpunimi me shtetet aleate dhe me NATO-n
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s në Këshillin Veri – Atlantik të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen e për kontributin e NATO-s në Kosovë.
“Duke nënvizuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë dhe satelitëve të saj”, ka shkruar Osmani.
Po ashtu në këtë takim ishte edhe ministja e Jashtme dhe zëvëndëskryeministrja Donika Gërvalla.
“Gjithashtu, së bashku me zv.kryeministren Gërvalla, ritheksuam përcaktimin strategjik të shtetit dhe popullit tonë për anëtarësim në NATO, duke filluar me pjesëmarrjen në Programin e Partneritetit për Paqe”, tha Osmani.