Osmani do të krijojë “Komision Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin” mes komuniteteve - NACIONALE

Osmani do të krijojë “Komision Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin” mes komuniteteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – në linjë me Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale të miratuar nga Qeveria e Kosovë – për krijimin e një “Komisioni Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtim”.

“Ekipi ligjor i presidentit është duke hartuar aktin që do të përcaktojë mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin, si dhe emrin e tij të plotë, i cili do të përputhet me mandatin e përshkruar në Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale,” ka thënë zëdhënës i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina për BIRN.

Kupina shton se nisma do të “adresojë trashëgiminë e së kaluarës dhe do të ndihmojë paqen dhe pajtimin” mes komuniteteve dhe do të fillojë brenda mandatit aktual të Osmanit, i cili përfundon në mars 2026.

Lajme të ngjashme