Osmani diskutuon "veprimet e pakoordinuara nga Qeveria" me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve - NACIONALE

Osmani diskutuon "veprimet e pakoordinuara nga Qeveria" me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Forumin GlobSec të Pragës sot, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit të ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani u angazhuan në një diskutim kritik duke adresuar disa çështje kyçe, duke përfshirë veprimet e fundit të pakoordinuara nga Qeveria e Kosovës, ka njoftuar ambasada e ShBA-së.

Presidentja Osmani, siç bëhet e ditur, rikonfirmoi përkushtimin e saj për të siguruar koordinim, për të cilin të dyja palët ranë dakord se është jetik për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike, thuhet më tej në njoftim.

Lajme të ngjashme