“Osmani dinjitoze, Vuçiqi u mposht”: Joseph e lavdëron presidenten për paraqitjen në OKB
Edward Joseph, profesor i njohur amerikan, ka shkruar një status në “X”, ku ka komentuar përballjen e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sipas Josephit, Vuçiqi është mposhtur nga Osmani, të cilën ai e ka quajtur dinjitoze.
“Befasia më e madhe nga ballafaqimi i sotëm në KS të OKB-së mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: ky Vuçiq bombastik u mposht nga Osmani dinjitoze, tërësisht e përgatitur? Jo, kjo nuk pritej” – ka shkruar Joseph.
Biggest surprise from today's UNSC face-off between Kosovo President Vjosa Osmani and Serbia President Aleksandar Vucic: that bombastic Vucic was overmatched by dignified, thoroughly-prepared Osmani? No, that was to be expected. https://t.co/hTjlCZWDGb
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 23, 2024