Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave tha se lufta nuk është vetëm për gratë por për familjet, shoqëritë dhe të ardhmen e vetë drejtësisë.
Presidentja shkroi në Facebook se derisa çdo “grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë”.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë. Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë”, ka shkruar Osmani.