Osmani dënon aneksimin e rajoneve ukrainase nga Rusia - NACIONALE

Osmani dënon aneksimin e rajoneve ukrainase nga Rusia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se përdorimi i forcës nga rusët është një shkelje e plotë e ligjit ndërkombëtar.

Grabitja e paligjshme e tokës nga Putini i territorit bazuar në ‘referendume’ të rreme dhe përdorimi i forcës është një shkelje e plotë e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se Rusia dhe përfaqësuesit e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalohen dhe të sanksionohen më tej.

Lajme të ngjashme