Osmani dekoron me “Urdhrin e Pavarësisë” ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane - NACIONALE

Osmani dekoron me “Urdhrin e Pavarësisë” ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me “Urdhrin e Pavarësisë” ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey.

Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook shkroi se Calmy-Rey ishte liderja e parë evropiane që mbështeti idenë për pavarësimin e Kosovës.

Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë. Ajo ende vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv në politikë dhe mbetet një mike e çmuar e Kosovës dhe e popullit të saj”, shkroi Osmani.

Lajme të ngjashme