Osmani deklarohet para Samitit: Kosova është storie suksesi - NACIONALE

Osmani deklarohet para Samitit: Kosova është storie suksesi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të jetë pjesë e samitit të katër për të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, ajo para se të filloj mbledhja japi një deklaratë për media.

Presidentja Osmani tha se ndihet e lumtur që gjendet në Mbretërin e Bashkuar një vend që ndihmoj në çlirimin e Kosovës, ajo tha se në këtë samit edhe nëse nuk jemi anëtar kemi të drejt të shprehim shqetësimet tona por edhe të japin ide.

“Jam shumë e lumtur të jem këtu dhe krenare ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane. Kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilët festojmë 25 vjet të marrëdhënieve të mira, qëkur Britania hyri në Kosovë për ta çliruar atë nga regjimi gjenocidal (serb)... Të gjithë këtu janë anëtar të këtij komuniteti, prandaj edhe pse ne nuk jemi anëtar, jemi të barabartë të japim jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë tona sidomos ato në të cilat po kalon kontinenti ynë”, tha Osmani.

Ndërsa presidentja e Kosovës thotë se të bashkuar mund të mbrojnë demokracinë dhe që Kosova është storie suksesi.

“Është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të mbrojmë demokracinë, në këtë rast, nga Rusia. Kosova nuk është vetëm e lirë, e pavarur dhe sovrane, por është edhe shembull për demokracinë. Besoj se pavarësisht pesimizmit që po shfaqet kohëve të fundit, sot këtu do të ketë storie shume optimiste.”, shtoi Osmani.

Lajme të ngjashme