Osmani bisedon me Bidenin: Shprehu mbështetjen e tij për vendin tonë - NACIONALE

Osmani bisedon me Bidenin: Shprehu mbështetjen e tij për vendin tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në funeralin Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Osmani, ka njoftuar në rrjetin social Facebook, se gjatë ceremonisë se funeralit është takuar më Presidentin Amerikan Joe Biden.

Presidentja, njoftoj se Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

"Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve’", tha Osmani.

Në ceremoninë e Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, janë duke marrë pjesë të shumë shefa të shtetëve, si dhe Presidentja Osmani së bashku më Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.

Lajme të ngjashme