Osmani bën homazhe në Prekaz: U betuam që të mbrohet në mënyrë ta pakompromis çdo cep i vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Osmani para mediave ka thënë u betua para varreve të familjeve Jashari, që të mbrohet vendi në mënyrë të pakompromis.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin, kjo festë e cila është simbiozë e disa datave historike të për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, por për tu betuar edhe një herë para varreve të tyre, në vendin ku ata prehen përjetësisht, që do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis çdo cep të Republikës së Kosovës, lirinë dhe pavarësinë, dhe njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët gjithandej kudo që jetojnë ata, t’i kenë të drejtat e tyre të garantuara.”
“Edhe një herë respekt i përjetshëm për komandantin Adem Jashari dhe për gjithë familjen Jashari.” – ka thënë ajo sipas “Klan Kosova”.