Osmani bashkë me familjen Rugova kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit - NACIONALE

Osmani bashkë me familjen Rugova kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me familjen Rugova sot kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Pas homazheve për 20-vjetoirn e vdekjes së Rugovës, bashkëshortja e ish-presidentit, Fana Rugova, e ka falënderuar presidenten Osmane për organizimin e kësaj ceremonia.

Pas homazheve për 20-vjetoirn e vdekjes së Rugovës, Osmani ka thënë se Rugova ishte arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësi, njeriut që i dha gjithçka Republikës tonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Osmani.

Pas homazheve para mediave ka folur edhe bashkëshortja e ish-presidentit, Fana Rugova.

Ajo e ka falënderuar presidenten Osmane për organizimin e kësaj ceremonia.

Lajme të ngjashme