Osmani: 28 Nëntori shënon katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e Kosovës për 28 Nëntorin.
Ajo ka vlerësua së më këtë datë janë të shënuar katër ngjarjet që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se historia e shqiptarëve është shkruar me gjak, guxim dhe besim.
“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare. Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër. Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, ka vlerësuar Osmani.