OSBE uron Shqipërinë: Kapitull i shumëpritur e i merituar - NACIONALE

OSBE uron Shqipërinë: Kapitull i shumëpritur e i merituar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur hapjen zyrtare të negociatave mees Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Misioni i OSBE-së e ka vlerësuar këtë si një kapitull të ri i shumëpritur nga shqiptarët, si dhe i merituar.

“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE-së mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore”, thuhet në postimi ne këtij misioni në rrjetet sociale.

Shqipëria dhe BE-ja mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, e cila njëheri shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.