Organizata IDEA u bën thirrje palëve që të bëjnë disa lëshime që nxënësit ta nisin sa më shpejtë mësimin - NACIONALE

Organizata IDEA u bën thirrje palëve që të bëjnë disa lëshime që nxënësit ta nisin sa më shpejtë mësimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare ‘Idea’ ka reaguar ndaj grevës në arsim për SBASHK-un dhe Qeverinë

Përmes një komunikate të lëshuar për medie, kjo organizatë ka thënë se nxënësit nuk kanë kohë për të humbur asnjë orë të mësimit.

Mes tjerash, aty është bërë thirrje që të dy palët të bëjnë disa lëshime për disa çështje dhe

nxënësit ta nisin sa më shpejtë mësimin e tyre ku do ta lehtësojnë edhe shqetësimet e prindërve.

Komunikata e plotë:

REAGIM: NXËNËSIT NUK KANË KOHË PËR TË HUMBUR ASNJË

ORË MËSIMI !

Viti i ri akademik i cili duhej të fillonte më 1 shtator, nuk ka mundur të filloj për shkak të grevës së SBASHK-ut. Deri më sot kemi arritur të shohim që Qeveria dhe SBASHK-u nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Nga kjo situatë më të ndikuarit janë nxënësit dhe prindërit, greva që vazhdon dita ditës filloi të shqetësojë nxënësit dhe prindërit e tyre. Të qenurit në shtëpi gjatë kohës ku duhet të zhvillohej mësimi në shkollë ndikon negativisht në zhvillimin dhe përqëndrimin e nxënësve dhe rrit pikëpyetjet për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë. Si organizatë jo-qeveritare në të cilën ndër prioritetet tona është arsimi ndajmë shqetësimet e prindërve dhe nxënësve për situatën e krijuar. Bëjmë thirrje për të dy palët që të bëjnë disa lëshime për disa çështje dhe nxënësit ta nisin sa më shpejtë mësimin e tyre ku do t’a lehtësojnë edhe shqetësimet e prindërve. Nxënësit nuk kanë kohë për të humbur!

Lajme të ngjashme