ORCA dhunën ndaj të moshuarës në Pejë e ndërlidh me programet jocilësore të infermierisë - NACIONALE

ORCA dhunën ndaj të moshuarës në Pejë e ndërlidh me programet jocilësore të infermierisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhunën ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë e ka ndërlidhur me programet jocilësore të infermierisë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, kjo organizatë ka vlerësuar se rasti në fjalë duhet të jetë alarm për Agjencia e Kosovës për Akreditim të monitorojë cilësinë e mësimeve që zhvillohen në programet e përmendura.

“ORCA ngreh shqetësimin dhe me këtë rast vëren përgjegjësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që të kontrollojë përmbajtësisht programet që ofrohen në fushën e Mjekësisë e sidomos në Infermieri në kolegjet private”, është thënë në reagimin ORCA-s.

ORCA ka vlerësuar se sjellja e infermiereve ndaj të moshuarve në fjalë tregon se ato nuk janë edukuar kurrë për etikën në punë.

“Shpërndarja e videove nga ana e infermiereve të tjera të cilat abuzojnë qoftë me emocionet pozitive apo negative të pacientëve, të cilat i shtyjnë pacientët drejtë kontaktit fizik siç janë puthjet në faqe apo shtyrja në deklarata e pacientëve të paaftë për të vendosur për veten, lidhur me atë se a i duan apo jo infermieret përmes manipulimit emocional duke abuzuar privatësinë, integritetin personal dhe integritetin fizik, tregon se infermieret në fjalë nuk janë edukuar kurrë për etikën në punë çka kudo në botë përbën trajnimin bazë gjatë studimeve në fushën e mjekësisë dhe infermierisë”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme