ORCA: Bujar Dugolli pranon fajësinë për plagjiaturë - NACIONALE

ORCA: Bujar Dugolli pranon fajësinë për plagjiaturë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORKA) pretendon se profesori Bujar Dugolli ka pranon fajësinë për plagjiaturë.

Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë ka treguar së në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me 5 shtator 2022, ku ndër pikat e rendit të ditës u diskutua vendimi i Këshillit të Etikës mbi shpalljen plagjiator të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit, ky i fundit ka pranuar hapur fajësinë mbi plagjiaturën e bërë.

Dugolli u shpreh se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë. Këtë veprim ai tentoi ta justifikojë përmes mirëbesimit që e ka pasur në kolegun e tij Ardian Kastratin dhe se nuk e ka shikuar punën e bërë në punim. Gjithsesi, Dugolli duke tentuar ta shfajësojë vetën, e inkriminon edhe më shumë atë. Ai pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të”, është thënë në njoftimin e tyre.

ORCA ka vlerësuar se pavarësisht pranimit të fajësisë, Senati i UP-së nuk ka guxuar të marrë ndonjë vendim.

Pavarësisht këtij deklarimi të hapur para senatorëve dhe menaxhmentit të UP-së, Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm në botë. Tendenca për relativizim të situatës aktuale nga disa dekanë që mbahen për intelektualë në shoqërinë tonë dhe që mbajnë ligjërata publike për etikën, krizën tonë shoqërore e politike apo për ligjshmërinë e jetës tonë publike ishte neveritëse deri në padurim, saqë monitoruesit e ORCA-s u detyruan ta lëshojnë monitorimin”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme