Orbani: Kryeministri sllovak është mes jetës e vdekjes
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se homologu i tij sllovak, Robert Fico, është mes jetës dhe vdekjes dy ditë pas një vrasjeje në tentativë që e shokoi Evropën.
“Ne po lutemi për kryeministrin [sllovak] dhe ofrojmë përkrahje për Sllovakinë. I urojmë atij [Ficos] shërim të shpejtë dhe kthim në punë. Robert Fico është mes jetës dhe vdekjes” – tha kryeministri hungarez, raporton agjencia “Reuters”.
Orbani shtoi se edhe nëse Fico shërohet, ai do të jetë jashtë punës për disa muaj në një kohë kritike para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që pritet të mbahen më 6 deri më 9 qershor.
“Ne po ballafaqohemi me një palë zgjedhje që do të vendosin jo vetëm për anëtarët e Parlamentit Evropian, por bashkë me zgjedhjet në ShBA mund ta përcaktojnë rrjedhën e luftës dhe paqes në Evropë” – deklaroi kryeministri i Hungarisë.
“Në atë situatë, do të na nevojiteshin tepër Robert Fico dhe një Sllovaki pro paqes” – shtoi ai.
Është raportuar se Fico është jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje serioze.
I dyshuari për sulm ndaj kryeministrit sllovak thuhet se është një burrë 71-vjeçar që ka të botuara tri koleksione me poezi.
Motivi i sulmuesit mbetet i paqartë, por në një video dëgjohej duke thënë se nuk pajtohet me politikat qeveritare.
BREAKING: Slovakia PM Robert Fico shot, suspected assassin detained - footage of the moment pic.twitter.com/FeX7fUTGsY
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) May 15, 2024