Orbani del me shall me hartën e Hungarisë me territore të Serbisë e Ukrainës, reagon Kievi - NACIONALE

Orbani del me shall me hartën e Hungarisë me territore të Serbisë e Ukrainës, reagon Kievi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është paraqitur në publik me një shall në të cilin ishte harta e “Hungarisë së Madhe”.

Në këtë hartë përfshihen territore të sotme të Ukrainës, Serbisë, Austrisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Kroacisë, raporton NEXTA.

Ukraina do ta thërrasë ambasadorin e Hungarisë në Kiev për të kërkuar kërkimfalje për këtë veprim të Orbanit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.

Kryeministri hungarez ishte duke shikuar një ndeshje futbolli, kur doli me shallin ku shihej harta e “Hungarisë së Madhe”.

Lajme të ngjashme