Ora 1 e natës, Kurti e postoi një video për punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë: Jemi në terren
Dje ishte një ditë e gjatë në Kuvendin e Kosovës, ku mes të tjerash kishte edhe shpërthim të përleshjes fizike. Por duket se kryeministri Albin Kurti e ka pasur edhe më të gjatë ditën.
Në ora 1 e 4 minuta, Kurti e postoi një video në profilin e tij, ku tregohej për punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Kurti shkroi se është në terren.
“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë - Podujevë.
Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës.” – shkroi Kurti.