Opozita kërkon debat parlamentar për kërkesat e minatorëve grevistë - NACIONALE

Opozita kërkon debat parlamentar për kërkesat e minatorëve grevistë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare kanë kërkuar që të ndryshon rendi i ditës në seancën e sotme.

Deputet e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë se kjo çështje është urgjente dhe duhet të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo duhet të ndodh.

“Kemi procedu për një debat me një rezolutë, e cila i përkrah kërkesat e minatorëve të Trepçës. Tash e 10 ditë minatorët e Trepçës janë në grevë dhe ne për 10 dite nuk kemi dashtë me e sjell në Kuvend me politizu këtë çështje, sepse i kemi dhënë kohë qeverisë që tët zgjidh këtë çështje dhe minatorët të dalin nga greva. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Tahiri.

“Sot, duke pas parasysh që edhe rregullorja e lejon që të trajtohen çështjet urgjent. Pra të plotësohet dhe ndryshohet rendi i ditës. Ne rezolutën veç e kemi procedua dhe kërkojmë që sot të hyj si pikë e parë e kësaj seance miratimi i një rezolute me të cilën Parlamenti i Kosovës kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve të Trepçës”, ka thënë Tahiri.

Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja

Lajme të ngjashme