Opozita arrin në Zyrën e BE-së për takim me emisarin Lajçak
Përfaqësuesit e opozitën kanë arritur në Zyrën e BE-së së për tu takuar me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
I pari që ka shkuar aty ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Më pas, ka shkuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa, LDK-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga nënkryetari i saj, Lutfi Haziri.

Nuk duhet se pse në këtë takim nuk do të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Lumir Abdixhiku.
Ende nuk duhet nëse emisari i BE-së liderëve opozitë do të ua prezanton draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Para takimit me opozitën, emisari evropian ka pasur një takim me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.