Operohet polici që iu refuzua ndihma nga ministria e Shëndetësisë - NACIONALE

Operohet polici që iu refuzua ndihma nga ministria e Shëndetësisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Polici Brahim Sedolli, të cilit i ishte refuzuar ndihma nga ministria e Shëndetësisë, sot është operuar në Spitalin Amerikan të Tiranës.

Në bazë të informacioneve të dhëna nga vetë ai, operimi i Sedollit në Tiranë ka kushtuar rreth 34 mijë euro, derisa thuhet se kjo shifër vështirë është siguruar nga rrethi i gjerë i tij familjar.

Më tutje ftohen njerëzit që nëpërmjet një organizimi tjetër të ndihmojnë Brahimin, në mënyrë që ai t'ia dalë përballë kësaj sfide.

Lajme të ngjashme