FSK-ja trajnohet nga ushtria e Turqisë - NACIONALE

FSK-ja trajnohet nga ushtria e Turqisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FSK-ja ka njoftuar në lidhje me një trajnim ushtarak, të titulluar operacioni “Beteja”.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky trajnim është në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të FKS-së.

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës , nën udhëheqjen e instruktorëve turk është realizuar Trajnimi Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore.

Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lajme të ngjashme