Operacioni "Lumbardhi", policia në Pejë sekuestron mjete të rënda - NACIONALE

Operacioni "Lumbardhi", policia në Pejë sekuestron mjete të rënda

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy mjete të rënda dhe një ngarkues-bager në Leshan të Pejës, pasi që dyshohet se ngarkesa e zhavorit është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është iniciuar rast për veprën penale “Ndotja, Degradimi dhe Shkatërrimi i Mjedisit”.

“Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë e policisë:

Policia sekuestroi tri mjete të rënda

Prishtinë, 23 korrik 2022

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, me datë 23.07.2022, në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar një kamioni duke transportuar rërë-zhavor.

Gjatë kontrollit policor është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.

Njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që ti ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH - Pejë, është inicuar "Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit".

Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.