Operacioni i policisë "Goditja": Arrestohen 72 persona, konfiskohen 34 armë - NACIONALE

Operacioni i policisë "Goditja": Arrestohen 72 persona, konfiskohen 34 armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për operacionin “GODITJA”.

Policia përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky operacion gjatë pesë ditëve ka rezultuar me 72 persona të arrestuar, prej tyre 24 persona me udhër-arrest nga gjykata.

Më tej, policia ka theksuar se janë konfiskuar 34 armë.

Njoftimi i plotë:

Policia vazhdon realizimin e Urdhrit Operativ ‘GODITJA’

Prishtinë, më 13.08.2023

Policia e Kosovës, ka hartuar dhe është në zbatim të një urdhër operativ, i cili po zbatohet në tërë vendin dhe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.

Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:

• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,

• Janë kontrolluar 12038 vetura,

• Janë kontrolluar 229 lokale,

• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe

• Janë konfiskuar 34 armë.

Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

Policia e vetëdijshme se rezultatet nuk do të ishin në nivelet e dëshiruara pa bashkëpunimin me qytetarët, i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.

Lajme të ngjashme