Operacion kundër korrupsionit: 7 persona arrestohen për shpronësime të paligjshme
Në kuadër të një hetimi për shpronësime të kundërligjshme, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.
Si rezultat, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra penale si dhënie dhe marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje teknologjike, dokumente dhe mbi 6 mijë euro para të gatshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se për të njëjtin rast, edhe në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar shtatë persona të tjerë.