Operacion i gjerë në Gjilan: Policia zbulon sera me drogë, tre të arrestuar
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër narkotikëve në rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjatë aksionit janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e drogës.
Deri më tani janë arrestuar tre persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.
Operacioni po vazhdon, ndërsa roli i AKI-së ka qenë vendimtar në identifikimin e të dyshuarve dhe të lokacioneve ku po zhvillohej veprimtaria ilegale.