Ooops: Besnik Bislimi ia huq, e ngatërron Scholzin me kancelarin që e bashkoi Gjermaninë
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosova, ka bërë një lëshim në gjuhë apo siç latinët e lashtë do të thonin “lapsus lingua”.
Bislimi, pra dyshi i Qeverisë së Kosovës, e ka ngatërruar Olaf Scholzin, kancelar i tanishëm i Gjermanisë, me Helmut Kohlin, ish-kancelarin gjerman, që mbahet mend si njeriu që i bashkoi dy Gjermanitë.
Në videon e publikuar nga Express, mund të dëgjohet saktësisht se Bislimi i referohet Kohlnit e jo Scholzit kur flet për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kancelarin gjerman.