OneFor lanson programin e partneritetit - NACIONALE

OneFor lanson programin e partneritetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aplikacioni më i shkarkuar i vitit OneFor, me një super mundësi partneriteti. Programi inovativ i partneritetit lejon gjithë përdoruesit që të fitojnë komision për klientë të referuar. Për më pak se një vit të operimit në Kosovë aplikacioni u shkarkua për më shumë se 130,000 herë, duke bërë aplikacionin numër 1 në Kosovë. Rritja e shpejtë dhe organike e përdorimit të aplikacionit OneFor në Kosovë , testament i një produkti modern dhe inovativ në Kosovë.

OneFor lider në industrinë financiare jo bankare në Kosovë ka lansuar programin e partneritetit, mundësi që gjithë secili të bashkëngjitet në rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë.

Ky program inovativ i dizajnuar të shpërblejë gjithë partnerët dhe ambasadorët e produktit ofron mundësinë për të fituar komision për çdo klientë të ri që referohet për të përdor aplikacionin OneFor. OneFor është duke revolucionarizuar mënyrën e menaxhimin të financave në Kosovë.

Që nga Shtatori i vitit të kaluar kur OneFor lansoi aplikacionin financiar, përveç që solli inovacion në mënyrën e hapjes së llogarisë, realizimit të transaksioneve, shërbimit ndaj klientit, mundësoi që komunikimi përmes parasë të jetë i thjeshtë i qasshëm dhe i përballueshëm për të gjithë. Për më shumë OneFor përgjatë këtij viti, pati një rritje të jashtëzakonshme duke e lëvizur tregun financiar në drejtim të digjitatlizimit dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve ndaj klientëve.

Sot aplikacioni OneFor është i shkarkuar mbi 130,000 herë, duke e bërë kështu aplikacionin numër 1 në Kosovë sa i përket numrit të përdoruesve.

“Inovacioni nuk përfundon këtu. Duke parë entuziazmin nga përdoruesit, partnerët dhe komuniteti jonë, lansimi i mundësisë së partneritetit shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet me përdoruesit dhe partnerët tanë.

Ne besojmë fuqishëm në nivelin e marrëdhënieve “ëin-ëin” me komunitetin tonë, andaj programi i partneritetit është projektuar të ofrojë sukses afatgjatë për partnerët tanë duke i bërë pjesë integrale të ekipit tonë drejt zhvillimit dhe rritjes së institucionit tonë” thotë Yll Dushi, drejtor i përgjithshëm në OneFor.

Më shumë për OneFor. OneFor është aplikacion mobil financiar me një siguri shumë të lartë, shpejtësi të madhe në çdo shërbim dhe mbështetje për klientin 24/7. Shërbimet e OneFor ofrohen me shpenzime minimale për çdo klient, duke e bërë llogarinë më të leverdishme në treg.

Lajme të ngjashme