Olluri: Vetëvendosje i ka mundësuar sulmet ndaj UÇK-së
Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pasi një qytetar ka ofenduar veteranët e UÇK-së, duke i quajtur hajna.
Përmes një postimi në facebook, Olluri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë të mundura sulmet ndaj UÇK-së.
"Aq shume eshte goditur UÇK'ja nga partia ne pushtet sa qe edhe nje ahmak ia jep vetes te drejten per t;i quajtur hajna veteranet e luftes. Tmerr per bese”, ka shkruar Olluri.
Çka tha qytetari sot:
Pas përfundimit të protestës së fëmijëve të dëshmorëve kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur pak tension.
Një qytetar është afruar te Shoqatat e dala nga lufta dhe i ka quajtur veteranët “hajna”.
“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.
“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai,
“Kurti është patriot”, thotë ai.
Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
