Olluri: Quajeni “Zajednicë e mirë”, por atë do ta udhëheqë Millan Radojiçiq - NACIONALE

Olluri: Quajeni “Zajednicë e mirë”, por atë do ta udhëheqë Millan Radojiçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti Parim Olluri, ka shkruar për zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përpjekjet e fundit të Kryeministrit Kurti, për t’i përmendur kushtet në lidhje me formimin e Asociacionit, Olluri i ka quajtur propagandë të Kryeministrit.

Madje Olluri e përmend termin “Zajednicë e mirë” për të shpjeguar sipas tij propagandën e Kurtit.

Por, megjithatë sipas gazetarit, çfarëdo emri që mund t’i vëhet këtij Asociacioni, ai prapë do të udhëhiqet nga politikani famëkeq Millan Radojiçiq.

Madje Olluari ironizon edhe me procedurën. Ai ka sugjeruar Qeverinë që ta njoftojnë me e-mail politikanin serb, që kjo është “Zajednicë e mirë”.

Postimi i plotë i Ollurit:

Po me pelqen propaganda e Kurtit per krijimin e nje “Zajednice te mire”.

Valla quajeni qysh te doni zyrtarisht. E mire apo e keqe ne leter, Zajednicen ka me udheheq Millan Radojçiqi.

Por mundeni edhe me njoftu Radojçiqin me e-mail qe kjo eshte “Zajednice e mire”. Vec sigurohuni qe nuk i shkon ne spam.”

Lajme të ngjashme