Olluri: Periudha e plaçkitjeve të pasluftës i është faturuar PDK-së
Gazetari Parim Olluri duke folur për zanafillën PDK-së në "Pressing" në T7, e cila u shndërrua në parti nga Drejtoria Politike e UÇK-së, deklaroi se "hajnitë" e pasluftës i atribuohen atyre.
"Një faturë që e ka pagu PDK-ja, ne e dimë, kemi lexu shumë për atë kohë që ka qenë përiudha e plaçkitjeve të pasluftës dhe përiudha e vjedhjeve që ato krejt iu kanë faturu partisë që ka dalë nga lufta" - tha ai
Olluri pohon se kanë pësuar shumë edhe PDK-ja dhe Shërbimi Informativ i Kosovës dhe se njerëzit e kanë parë atë ‘fantazmë’.
"Në anën tjetër PDK-ja e ka vuajtur shumë edhe Sherbimin Informativ të Kosovës, qe ka qenë për popullin e Kosovës një fantazmë. Diçka shumë e frikshme. Nuk e kanë ditur kurrë a është ShIK-u përnjëmend kaq i rrezikshëm" - tha ai.