Olluri për rastin e kulmit të Komunës: Ende asnjë i arrestuar për vjedhjet në tender
Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pasi një vajzë është lënduar nga shëmbja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.
Olluri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një gjë e tillë ka ndodhë për shkak të keqperdorimeve.
Ai ka pyetur se si ka mundësi që askush nuk është arrestuar as pas një dite të ngjarjes.
“Nje njeri eshte ne QKUK duke vuajtur nga lendimet e renda si pasoje e rrezimit te kulmit te objektit te Komunes se Prishtines.
Ama ende nuk eshte asnje i arrestuar. Asnje njeri nuk eshte ne burg per shkak qe ka vjedh ne tenderin e kulmit”, ka shkruar Olluri.