Olluri për protestën e Ramabajës: Në ora 12:00 mblidhen të gjithë servilët e pushtetit - NACIONALE

Olluri për protestën e Ramabajës: Në ora 12:00 mblidhen të gjithë servilët e pushtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka komentuar protestën kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumë Serbe, e cila është thirrur nga aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja.

Olluri ka bërë me dije se në këtë protestë do të mblidhen vetëm servilët e pushtetit.

Ai i ka ftuar ata që në protestë t`i marrin me vete edhe familjarët.

Ne ora 12:00 mblidhen te gjithe servilet e pushtetit ne nje vend. Eshte mire me dale populli me i kqyre. Shikuesit e grumbullit te servileve, eshte mire me i marre edhe femijet me vete edhe me i keshillu: Kqyre babe/nane, kur te rritesh mos u ban qishtu. Servil. Se eshte keq kjo. Nuk ka moment me te mire per edukim te fëmijëve”, ka shkruar Olluri në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme