Olluri për kritikat e Klintonit ndaj Kurtit: S’ka dert, ai gëzon përkrahjen e Hoxhës e Ferajt
Gazetari Parim Olluri, ka shkruar në lidhje me kritikat e ashpera që ish Presidenti i ShBA-ve Bill Clinton adresoi ndaj Kurtit, duke e quajtur çmenduri atë që po ndodh në veriun e Kosovës.
Olluri ka ironizuar me këtë situatë të krijuar, duke thënë se “s’ka dert”, se Clinton ishte brutal ndaj Kurtit, sepse ky i fundit e gëzon përkrahjen e njërëzve më të rëndësishëm se Clinton, e që janë Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha.
Statusi i Ollurit:
“Bill Klintoni ishte brutal me kritika ndaj Kurtit. Por, s’ka dert. Ai gezon perkrahjen e njerezve me te rendesishem se sa Klintoni: Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhes”