Olluri kritikon Qeverinë Kurti: Në studio flasin për dinjitet e sovranitet, në kafe për pare - NACIONALE

Olluri kritikon Qeverinë Kurti: Në studio flasin për dinjitet e sovranitet, në kafe për pare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Parim Olluri, analist, ka shkruar një status në të cilin ka përmendur skandalin e zëvnedësministrit Amir Veliji, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një aferë korruptive.

Ai ka cituar ca fjalë nga audio-inxhizimi i publikuar nga Insajderi, duke thënë se zëvendësministrat e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, flasin ndryshe në kafe, e ndryshe në studio.

““Ti pata dhane ne Che Bar nja 3 mije e 500 euro te pshtjellta ne kese”,

Vec thashe t’ua rikujtoj se çfare muhabetesh bajne zevendesministrat e Albin Kurtit jashte syrit te kamerave. Se neper studio flasin per dinjitet, vetting, sovranitet.” – shkroi.

Lajme të ngjashme