Olluri kërkon që Vjosa Osmani e Albin Kurti të vizitojnë babanë e ish-presidentit Thaçi
Analisti dhe gazetari Parim Olluri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të vizitojnë edhe babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
‘’Albini e Vjosa do te duhej qe sot me vizitu edhe Haxhi Thaçin ne Burojë te Skenderajt. Babain e Hashim Thaçit.’’- ka thënë Olluri.
Olluri ka deklaruar se një gjë e tillë kërkon pjekuri të lartë politike.
‘’ Apo ndoshta per nje veprim te tille lypet pjekuri e larte politike? Ndoshta nuk jane te gatshem ende.’’- tha ai.