Olluri ironizon: E liruan Pantiqin për shkak të çelave me mjekra në barrikada
Gazetari Parim Olluri ka ironizuar për lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet për terrorizëm dhe sulm kundër rendit kushtetues.
Në profilin e tij në “Facebook, ai ka shkruar se e kanë liruar ish-policin serb për shkak të çelave me mjekra që kanë dalë në barrikada.
“E liruan Pantiqin, te dyshuarin per terrorizem e sulm kunder rendit kushtetues. Pse? Sepse dolen do qela me mjekrra ne barrikada edhe iu dridhen kambet prej tutes Qeverise Kurti. Era Shtet ne veri. Dinjitet e sovranitet”, ka shkruar Olluri.