Olluri i përgjigjet deputetit të VV-së: Kamionët e Radoiçiqit janë larguar edhe në kohën e Hashimit, Isës dhe Ramushit
Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj deputeti i VV-së, Agon Batusha, i cili ka kritikuar mediat pse kanë raportuar që kamionët e kompanisë “Bageri” po e testojnë urën e Ibrit.
Postimin e deputetit të VV-s Olluri e ka vlerësuar si linçues për mediat.
Ai ka treguar se kamionët e Radioçiqit prej barrikadave janë larguar edhe nga qeveritë e ish-kryeministrave.
“Qe çfare postimi linçues kunder nje mediumi poston nje deputet i pushtetit. Per marre! Kamionet e Radojçiqit e Zvonkos i ka largu Policia e Kosoves, sa here qe e kane bllokuar rrugen. Pa marre parasysh se kush ka qene ne pushtet. Hashimi, Isa apo Ramushi. Por, fakti qe largohen kamionet e Radojçiqit nuk i jep te drejt asnje pushteti e asnje qeverie qe ta krijoj “Radojçiqin” e saj. Qeveria Kurti duhet me dhane pergigje para Prokurorise Speciale se pse kamionet e dostit te Durmishit gjenden githkund ne projektet qeveritare. E thjeshte eshte kjo pune”, ka shkruar Olluri.