Olluri: I ka palu Hakia këta të VV-së, s’po guxojnë me linçu njëherë
Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas paralajmërimve të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga kjo parti.
E për këtë gjë Olluri ka shkruar në Facebook, duke thënë se Abazi i ka “palu” presonat në VV.
“I ka palu Hakia keta te VV’se. S’po guxojne me linçu njehere. Pa u siguru mire se çfare arsenali te videove e audiove i ka. Shume situate funny.” – ka shkruar ai.
Ndryshe Abazi ka paralajmëruar se do të publikojë disa incizime e video.
