Olluri: Eksponentët e VV-së që kurrë s’kanë dëgjuar kërsima të granatave, sot flasin për luftë - NACIONALE

Olluri: Eksponentët e VV-së që kurrë s’kanë dëgjuar kërsima të granatave, sot flasin për luftë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Parim Olluri në një postim në rrjete sociale, ka ironizuar me deklarata e fundit për luftë nga eksponentë të Vetëvendosjes.

Olluri ka shkruar se këta persona, nuk kanë dëgjuar kurrë kërsima të granatave. Ai ka kërkuar nga sociologët ta analizojnë këtë dukuri.

Postimi pa ndërhyrje:

Eshte nje deshire e zjarrte e atyne qe s'kane ne UÇK, shumica eksponente te VV'se, per me postu statusa per lufte ne vitin 2023. Nje veprim i çuditshem i njerezve qe s'kane degju kurre ne jete tyre as kersim te granatave.

I beje thirrje sociologeve qe ta analizojne kete dukuri shoqerore. Dhe le te dalin me rezultate publike se pse ndodh kjo te ky grup shoqeror.

Lajme të ngjashme