“Okupohet” Beogradi me autobusë në marshin mbështetës për Vuçiqin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste mbrëmë i kërkoi “falje” qytetarëve serbë për ditën e nesërmem, e cila, sipas tij, “do të jetë një kolaps i plotë trafiku në të gjitha pjesët e qytetit të Beogradit” duke folur për marshin mbështetës që organizohet sot nga ora 19:00.
Mediat serbe raportojnë se tashmë Beogradi është vërshuar me autobusë dhe serbë të cilët kanë ardhur nga anekënd rajoni për të mbështetur Aleksandar Vuçiq. Sipas pamjeve të publikuara në mediat serbe, kolona të gjata autobusësh tashmë kanë “okupuar” Beogradin.
Vežite se. Počinje ludilo. pic.twitter.com/cambuic4AN
— Aleksandar Jerkovic (@jerkovic_sasa) May 26, 2023