OKB-ja thotë se një punëtor iu vra e një tjetër iu plagos në Gaza - NACIONALE

OKB-ja thotë se një punëtor iu vra e një tjetër iu plagos në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombet e Bashkuara kanë thënë se një anëtar i stafit të kësaj organizate u vra dhe një tjetër u lëndua, përderisa ata po udhëtonin drejt një spitali në jug të Gazës të hënën.

OKB-ja tha se punëtorët po udhëtonin me një automjet të organizatës drejt Spitalit Evropian afër qytetit Rafah, kur vetura u godit, raporton televizioni BBC.

Kombet e Bashkuara nuk përmendën ndonjë palë për të cilën mendonin se ishte përgjegjëse për sulmin.

Ushtria izraelite tha se, sipas një hetimi fillestar, automjeti u godit në një zonë aktive të luftimeve dhe se ushtria nuk ishte e vetëdijshme për rrugën e veturës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ai është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e punëtorit dhe i dërgoi ngushëllime familjes, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij, Farhan Haq.

Në një deklaratë tjetër, Guterresi tha se mbi 190 pjesëtarë të stafit të OKB-së janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në enklavën palestineze.

Lajme të ngjashme