OKB-ja thotë se ligji izraelit për dënimin me vdekje e shkel të drejtën ndërkombëtare - NACIONALE

OKB-ja thotë se ligji izraelit për dënimin me vdekje e shkel të drejtën ndërkombëtare

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara i bëri thirrje të martën Izraelit që të zhbëjë një ligj që e bën dënimin me varje ndëshkim standard për palestinezët e dënuar në gjykata ushtarake për sulme vdekjeprurëse, duke thënë se ky legjislacion e shkel të drejtën humanitare ndërkombëtare.

“Ai [ligj] ngre shqetësime serioze për shkeljet e procesit të rregullt, është thellësisht diskriminues dhe duhet të shfuqizohet shpejt” – tha zyrtari i OKB-së, Volker Turk, në një deklaratë dërguar gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas tij, ligji i miratuar të hënën bie ndesh me detyrimet ligjore të Izraelit, duke e përmendur mungesën e mundësisë për falje dhe urdhrin që ekzekutimet të kryhen brenda 90 ditëve.

Lajme të ngjashme