OJQ-të: S’ka pengesa ligjore për Albulena Haxhiun që ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit - NACIONALE

OJQ-të: S’ka pengesa ligjore për Albulena Haxhiun që ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Organizatat që monitoruan përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit vlerësuan se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente, objektive dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.

Vullnet Bugaqku nga KDI tha se "nuk është vërejtur ndonjë element qoftë i favorizimit", ndërsa shtoi se ushtruesja e detyrës së presidentes nuk ka pengesa kushtetuese për dekretimin e kandidatit.

Edhe Flamur Kabashi nga IKD deklaroi se "janë respektuar në tërësi procedurat", duke theksuar se procesi ishte transparent dhe në përputhje me standardet ligjore.

KPK nominoi Zejnullah Gashin me pesë vota për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa procedura tani kalon në Presidencë.

Lajme të ngjashme