Organizata "Fourth Wave" me fushatë pas raportimit të Nacionales: Shkarkojeni Riza Muratin - NACIONALE

Organizata "Fourth Wave" me fushatë pas raportimit të Nacionales: Shkarkojeni Riza Muratin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare Fourth Ëave, ka nisur një fushatë me titullin “Dhunuesit jashtë policisë, shkarkojeni Riza Muratin”, pas raportimit në Nacionale.

Nacionale gjatë kësaj të enjte ka raportuar rrefimin tronditës të gruas së Riza Muratit, znj.L. Murati, e cila ka treguar në detaje se si është detyruar ta lëshoj Kosovën pas dhunës që ka pësuar nga burri i saj. Madje ajo thotë të jetë kërcënuar me vrasje nga burri i saj, që mban poziten e Drejtorit të Drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

E plotë:

DHUNUESIT JASHTË POLICISË! SHKARKOJENI RIZA MURATIN!

Jemi të shtangur/a nga rrëfimi rrënqethës i dhunës sistematike të përjetuar nga L.Murati, gruaja e Riza Muratit, drejtor i Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Policinë e Kosovës. Detajet e këtij cikli të abuzimit, duke përfshirë dhunën verbale, psikologjike, fizike dhe ekonomike, janë jo vetëm shqetësuese, por edhe tregues të një kulture të rrënjosur thellë të mizogjinisë dhe mosndëshkimit.

Fakti që përpjekjet e L.Muratit, sic ajo deklaroi, për të kërkuar ndihmë u përballën me keqtrajtim dhe mosbesim të mëtejshëm nga autoritetet policore është thellësisht shqetësues. Është e papranueshme që dikush të cilit i është besuar lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një krim që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat, të kryejë vetë akte të tilla dhune ndaj një gruaje.

Rrëfimi i L.Muratit nxjerr në pah jo vetëm vuajtjet që ajo përjetoi, por edhe dështimet sistematike në reagimin e shtetit të Kosovës ndaj dhunës në familje. Ajo deklaroi se jetonte në një mjedis torturues ku përpjekjet e saj për t'i shpëtuar abuzimit u përballën me kërcënime dhe frikësim. Rizai e kishte përdorur pozicionin e tij dhe lidhjet brenda sistemit ligjor si një mjet frikësimi, duke pretenduar se ajo nuk do të kishte ku të drejtohej për ndihmë pasi ai njihte prokurorin, gjyqtarin dhe policinë.

L.Murati deklaroi

se Riza Murati e kërcënoi se do ta vriste dhe do ta pengonte të shihte fëmijët e tyre nëse do të përpiqej të kërkoj ndihmë. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të raportuar abuzimin në polici, përfshirë Inspektoratin Policor, ndaj Riza Muratit nuk u morr asnjë masë, duke e bërë atë të arratisej në Gjermani nga frika për sigurinë e saj.

Kërkojmë që Riza Murati të shkarkohet menjëherë nga detyra, dhe të ndiqet penalisht për veprat penale të kryera. Shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë veprime menjëherë për të mbrojtur viktimën dhe për të garantuar sigurinë e saj.

Në solidaritet me gruan e cila doli publikisht dhe të gjitha të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.

Lajme të ngjashme