OBSH: Numri i vdekjeve nga epidemia e Ebolës është rritur në Ugandë - NACIONALE

OBSH: Numri i vdekjeve nga epidemia e Ebolës është rritur në Ugandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i të vdekurve nga një epidemi Ebola e shpallur muajin e kaluar në Ugandë është rritur në 44, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka folur në një konferencë shtypi në Gjenevë se kishte 60 raste të konfirmuara dhe 44 vdekje në Ugandë, shkruan Medical Xpress.

“Ne mbetemi të shqetësuar se mund të ketë më shumë zinxhirë transmetimi dhe më shumë kontakte sesa dimë në komunitetet e prekura,” shtoi ai.

Numri i mëparshëm i vdekjeve i siguruar nga OBSH më 5 tetor raportoi 29 viktima, përcjell Gazeta Shneta. Presidenti Yoëeri Museveni, javën e kaluar urdhëroi dy rrethina në zemër të epidemisë në Ugandën Qendrore që të mbylleshin, duke vendosur një ndalim udhëtimi, një shtetrrethim dhe mbylljen e vendeve publike.

Museveni kishte urdhëruar tashmë shëruesit tradicionalë që të ndalonin trajtimin e të sëmurëve, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

urdhëroi policinë të arrestonte këdo të infektuar me Ebola që refuzonte të izolohej.

Ebola përhapet përmes lëngjeve trupore, me simptoma të zakonshme që janë ethe, të vjella, gjakderdhje dhe diarre.

Lajme të ngjashme