O’Brien uron Siljanovskën: Presim të punojmë me Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

O’Brien uron Siljanovskën: Presim të punojmë me Maqedoninë e Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, e ka uruar presidenten e re të Maqedonisë së Veriut për fitoren në zgjedhjet e së mërkurës.

O'Brien, përmes një postimi në X, tha se presin të "punojmë me Maqedoninë e Veriut në reforma kuptimplota dhe qëllimet e përbashkëta në rrugën e integrimit euroatlantik”.

Postimi:

“Urime gruas së parë të zgjedhur presidente në Maqedoni të Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Si aleatë, partner dhe miq shohim të punojmë me Maqedoninë e Veriut në reforma kuptimplota dhe qëllimet e përbashkëta në rrugën e integrimit euroatlantik”, tha ai.

Lajme të ngjashme