O’Brien në inaugurimin e objektit të ambasadës kosovare në Uashington: Zemra e Albright do shpërthente nga gëzimi
Sot në Uashington është inaguruar objekti i Ambasadës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme, ka ndarë pamje prej atje, ku shihet se i pranishëm ka qenë edhe ndihmëssekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Në fjalën e tij, ai citohet të ketë përmendur edhe ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.
“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare.” – ka thënë ai.
Ndërkaq, kryediplomatja Donika Gërvalla, është shprehur:
“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”.