O'Brien mesazh Kurtit e Vuçiqit: E mbështesim marrëveshjen në Ohër, të zbatohet plotësisht
Ndihmës Sekretari Shtetëror për Evropë dhe Euroazi James O’Brien, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër, vitin e kaluar.
Para mediave, O’Brien theksoi se mbështesin fuqishëm marrëveshjen e arritur në Ohër,
“Ne fuqishëm mbështesim marrëveshjen e arritur në Ohër marsin e kaluar, dhe besojmë se të dyja shtetet duhet të angazhohen nëpërmjet dialogut të zbatojnë marrëveshjen plotësisht”, ka thënë O’Brien.
Ndryshe, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot ka qenë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.